![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
Miratohet gjurma e korridorit Adriatiko-Jonian: Lidhje mes Korridoreve Europiane dhe Ballkanit
ARRSH ka njoftuar se Këshilli Teknik ka miratuar gjurmën e autostradës Adriatiko-Joniane, që i hap rrugë projektit përfundimtar të Korridorit të Kaltër.
Sipas Autoritetit Rrugor, studimi i bërë në varësi të kësaj gjurme, bëhet vetëm për segmentin rrugor Mali i Zi-Shqipëri. Autostrada ‘Adriatio-Joniane’ në planin e saj fillestarë, nisej nga Trieste dhe përfundonte në Kallamata, në Greqi. Kjo autostradë së pari do të shërbejë si lidhje midis Korridoreve Europiane dhe Ballkanit Perëndimor, me kryeqytetet dhe portet kryesore të shteteve.
Njoftimi i plotë i ARRSH:
Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar u mbledh sot më datë 17.4.2019 për të marrë në shqyrtim propozimet e dërguara nga Konsulenti “Konsorciumi i Kompanive WYG-COWL-Atkins-Arup”, për studimin e fizibilitetit për projektin: Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian (seksioni rrugor 1 dhe 2) Mali i Zi dhe Shqipëri. Në përfundim të prezantimit dhe diskutimeve vijuese, Këshilli Teknik miratoi gjurmën definitive të Korridorit, mes disa alternativave, duke i hapur rrugë njëherë e mirë financimit të përgatitjes së projektit përfundimtar. Gjithashtu, Këshilli la detyra të mëtejshme për specifikime teknike të nevojshme, si dhe në bashkëpunim me ARRSH, Konsulenti do të bëjë një azhornim të studimit me projektet të cilat janë zhvilluar së fundmi, që janë në zhvillim e sipër ose që pritet të nisin së shpejti në menyrë që të shmangen problematikat dhe vonesa në të ardhmen.
Ky studim është financuar nga Fondi i Përbashkët Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe është kryer vetëm për segmentin rrugor Mal i Zi – Shqipëri. Kuadri i investimeve të Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, Insitucioneve Financiare Ndërkombëtare, dhuruesve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. Ky investim mbështet zhvillimin socio-ekonomik dhe procesin e antarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Korridori Adriatiko-Jonian është pjesë e Rrjetit Kryesor të Rrugëve të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu pjesë e zgjatimit të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili u miratua zyrtarisht në 2016-n.
Korridori Rrugor Adriatiko-Jonian do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë Veriore me pjesën Joniane të gadishullit ballkanik nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë. Lidhja rrugore është planifikuar të shtrihet përgjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, që përfshin bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik nga Trieste në Itali në Kalamata, Greqi. Projekti është i përfshirë në portofolet e projekteve kombëtare shqiptare dhe malazeze dhe është një projekt prioritar i nivelit kombëtar dhe rajonal. Gjatësia e përgjithshme e vlerësuar e korridorit Adriatiko-Jonian nga Italia deri në Greqi është përafërsisht 1,550 km./Ballkanweb
Më të lexuarat
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)
![Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet Punimet per bulevardin Maliq - Drithas, qeveria miraton 133 mije leke te reja per shpronesimet](images/news/shpronesimett bulevardi maliqqq.png)
![Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj Nete qendrimet, Shqiperia vendi i pare ne Europe me rritjen me te larte ne tre muaj](images/news/turiste nete qendrime shqiperiu vendi pare.jpg)
![Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves Nis zbatimi i regjimit te lire te trafikut nderkufitar mes Shqiperise e Kosoves](images/news/kosove shqiperii kontroll kufitar.jpg)
![INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti INSTAT: Rrogat ne privat, rreth 24 per qind me te ulta se shteti](images/news/pagat shteti privati instat.jpeg)
![Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit Rama: Gara per ndertimin e aksit Milot-Balldren hapet brenda muajit](images/news/rama milot balldren tenderi fund muaji.jpg)